Skandal në Berat, komisioneri sheh porno gjatë numërimit të votave
Ndonëse nuk është mbyllur ende procesi i numërimit të votave, në Urën Vajgurore të qarkut Berat, komisionerët që mbikëqyrin procesin e numërimit, bëjnë diçka krejt tjetër, skandaloze.
Dikush nga anëtarët ka arritur të fotografojë njërin prej komisionarëve, duke parë filma porno për shtatë palë qejfe në celularin e tij.
Nuk dihet ende i kujt force ka qenë komisioneri, por kjo s’ka shumë rëndësi përballë veprimit që ka zgjedhur të bëjë, kur supozohet se duhet të ishte në krye të detyrës.
(Kosova Sot)