Meta flet për Jasharajt pas vizitës në Prekaz
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës në Prekaz e vlerësoi frymëzuese historinë e Adem Jasharit.
Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë gjatë vizitës në Prekaz e cilësoi frymëzuese sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes së tij.
Meta në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” foli edhe për ndryshimin që pa nga vizita e mëparshme.
Meta tha se përshtypjet janë shumë të mira, pasi që nga vizita e kaluar ka pasur ndërtime të muzeut siç tha ai mjaft domethënës dhe unik për të gjithë shqiptarët.
Presidenti i Shqipërisë nisi dje vizitën në Kosovë, u nderua me Urdhrin e Pavarësisë nga Presidenti Thaçi dhe doli në një konferencë të përbashkët me homologun e tij kosovar.
Meta dje u takua edhe me Kryeministrin Ramush Haradinaj, ndërsa u zotua se shteti shqiptar do të vazhdojë me ndihmën e pakursyer dhe të gjithanshme për Kosovën, sidomos në agjendën euroatlantike.
(Kosova Sot)