Fëmija fotomodel preket nga tumori 16 cm

  • 17 October 2017 - 20:11
Fëmija fotomodel preket nga tumori 16 cm

DAISY O'LEARY PYE ËSHTË DIAGNOSTIKUAR ME LIMFOMËN HODGKIN, PASI QË KISHTE BËRË CA REKLAMA

Vazhdimisht humbte në peshë dhe i binin flok

Derisa merrej me modelim, kjo vajzë kishte pasur, pa dijen e saj, një tumor të madhësisë së grejpfrutit (16 cm), në gjoksin e saj, i cili i bënte presion ndaj mushkërive dhe zemrës, duke ia vështirësuar edhe frymëmarrjen

Një fëmijë, vajzë, modele, që kishte kryesuar kampanjat reklamuese për kompanitë "Clarks" dhe "Monsoon", vetëm pak javë më pas është diagnostikuar me një formë të rrallë, agresive, të kancerit. Daisy O'Leary Pye, 12 vjeçe, nga lokaliteti Li, në juglindje të Londrës, është diagnostikuar me limfomën Hodgkin, një formë të kancerit, i cili zhvillohet në sistemin limfatik. Derisa merrej me modelim, kjo vajzë kishte pasur, pa dijen e saj, një tumor të madhësisë së grejpfrutit (16 cm), në gjoksin e saj, i cili i bënte presion ndaj mushkërive dhe zemrës, duke ia vështirësuar edhe frymë- marrjen.

Trajtimi me kimioterapi

Pasi që ka bërë një seri të kimioterapisë së rëndë, e cila bëri që ajo të humbte në peshë dhe t'i binin flokët, vajza përfundimisht është në remision (gjendje të përmirësuar), por ende i duhet që të bëjë tretmanë tjerë, me qëllim të parandalimit të kthimit të kancerit. E ëma e vajzës, Jules Pye, e cila punon në një kompani produksioni, thotë se janë gëzuar që vajza e tyre ka arritur përmirësim dhe shton se ajo me të vërtetë është shumë e guximshme. Limfoma Hodgkinit është një lloj i kancerit që fillon nga qelizat e bardha të gjakut. Prek rreth 1,950 njerëz në vit në Britani. 

Kjo sëmundje trajtohet me ilaçe e rrezatim

Simptomat e para janë ënjtjet e padhembshme nën sqetulla,qafë dhe në gilca. Disa të sëmurë përjetojnë edhe djersitje gjatë natës, humbje të madhe të peshës, kruarje, vështirësi në frymëmarrje dhe kollitje. Ky kancer më së shpeshti paraqitet midis moshave 20 dhe 24, dhe 75 dhe 79 vjet. Kjo sëmundje trajtohet me ilaçe, rrezatim, steroide dhe transplantim të qelizave amë të palcës ashtërore. 

(Kosova Sot)