Përdhunuan dhe lanë shtatzënë vogëlushen, dënohen me burg 2 xhaxhallarët ‘monstra’
Një gjykatë indiane ka dënuar me burg dy burra për të përdhunimin e një vajze 10-vjeçare, e cila madje mbeti shtatzënë dhe lindi në muajin gusht.
Të dy agresorët ishin në fakt xhaxhallarët e vogëlushes. Shtatzënia e saj u zbulua në mes të korrikut kur ajo filloi të ankohej për dhimbje stomaku dhe prindërit e çuan në spital.
Xhaxhai i dytë u arrestua pasi mostra e ADN-së së foshnjës nuk përputhej me atë të vëllait të tij më të madh, i cili ishte i dyshuari i parë.
Por ditën e djeshme, të dy të ashtuquajturit “xhaxhallërët – monstra’ u shpallën fajtorë në gjykatë.
Vajza 10 vjeçare tha se ishte sulmuar seksualisht gjashtë herë nga xhaxhai i i madh kur ai kishte vizituar shtëpinë e tyre në Indi, dhe disa herë nga i vogli.
Prindërit e saj u paraqitën në gjykatë për të lejuar që ajo ta abortonte fëmijën, por nuk u lejua pasi jeta e nënës, ishte në rrezik.
(Kosova Sot)