25-vjeçari i futet në shtëpi një vajze në Tiranë dhe e përdhunon
Një djalë i riu është në hetim nga Prokuroria e Tiranës në gjendje të lirë pasi akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga Neni 102 i Kodit Penal. Ai ka përdhunuar një shtetase të cilës i ka hyrë në banesë pa dëshirën e saj.
Njoftimi bëhet me dije nga Policia e Tiranës e cila thotë se më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.J.,25 vjeç, banues në Tiranë.
“Ai dyshohet se, ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Punohet për kapjen e G.J”, thanë burimet nga Policia.
(Kosova Sot)