Burjani: Në politikë fitohet edhe pa "djersë"

  • 02 November 2017 - 13:16
Burjani: Në politikë fitohet edhe pa

Në gjykimin e Blerim Burjanit për këtë çështje, politika është biznesi më i mirë, sepse në politikë po fitohet dhe pa "djersë" dhe me këtë moto e gjithë shoqëria kosovare e politizuar po shkon teposhtë."Gjendja është mjaft e theksuar në të gjithë sektorët e mundshëm shoqërorë dhe shtetërorë. Tash e vetmja rrugë mbetet vetëdijshmi i qytetarëve të mos i votojnë njerëzit e korruptuar, anarkistët dhe njerëzit të cilët po ia mbyllin shtetit të Kosovës rrugën për në BE, për shkak të të cilëve BE-ja po na vendos edhe kushte mbi kushte", potencoi Burjani.
"Qytetarët vetë duhet të mos e votojnë këtë kategori njerëzish mashtrues, të cilët shkojnë derë me derë për të kërkuar vota, duke i mashtruar qytetarët", tha Blerim Burjani

(Kosova Sot)