Vuçeviq: S’e lejojmë anëtarësimin e Kosovës në KiE

  • A.P /
  • 01 May 2024 - 21:27
Vuçeviq: S’e lejojmë anëtarësimin e Kosovës në KiE

Millosh Vuçeviq do të jetë kryeministri i ri i Serbisë. Ai ka hyrë në orën e tretë të leximit të ekspozesë së tij në Kuvendin serb, ku pritet të votohet qeveria e re,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka folur për politikën e jashtme, ekonominë, sigurinë, kulturën dhe arsimin, ndërsa nuk la pa e përmendur edhe Kosovën.

Vuçeviq foli për “mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit në arenën ndërkombëtare”, ndërsa tha se qeveria e re serbe nuk do ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

“Serbia nuk do ta kontestojë shtetësinë e Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe nuk do të pajtohemi kurrë për Kosovën me Shqipërinë, me të cilën kemi marrëdhënie të mira”, tha Vuçeviq, duke shtuar se boshnjakëve ua uron të gjitha të mirat, por se Serbia do ta ndihmojë gjithmonë Republika Srpskan.

“Ne nuk do të heqim dorë nga e vërteta dhe drejtësia për hir të normalizimit të marrëdhënieve me Zagrebin”, tha ish-ministri serb i Mbrojtjes.

(Kosova Sot Online)