Persona të paautorizuar brenda Aeroportit të Hamburgut- fluturimet anulohen
Sipas raportimeve të fundit të mediave të huaja, bëhet e ditur se fluturimet brenda dhe jashtë Gjermanisë, nga Aeroporti i Hamburgut janë anuluar.
Kjo sipas autoriteteve gjermane, pasi është hasur në një person të paautorizuar në pistat e aroportit.
Një zëdhënës i aeroportit ka deklaruar se zona ishte mbyllur që nga ora 19.20 GMT, ndërsa forca të shtuara të policisë u panë në vendin e ngjarjes.
(Kosova Sot)