“Qeveria po hakmerret ndaj Lazaratit, po e izolon nga…”
“Lazarati po izolohet nga Rilindja”, ka qënë akuza e fortë që ka bërë me anë të një postimi në rrjetin social ‘facebook’ deputeti demokrat, Tritan Shehu.
Ai akuzon qeverinë se po hakmerret ndaj Lazaratit duke lënë urën e Kordhocës në mëshirën e fatit, për faktin se në atë zonë, Rilindja mori vetëm një ‘grusht’ votash.
Postimi i plotë:
« RILINDJA » PO HAKMERRET NDAJ LAZARATIT!
Ura e Kordhoces eshte e vetmja lidhje e Lazaratit dhe fshatit Kordhoc me fushat e tij.
Gjithashtu nje veper kulturore kjo, e rralle nga arkitektura e saj, pra me vlera te shumellojeshme, po rrezikon te shembet.
Riparimi i fundit i saj eshte realizuar dhjete vite me pare.
PER IRONI PERGJEGJESE PER MIREMBAJTJEN E ASAJ URE ESHTE MINISTRIA E KULTURES, DREJTUSJA E SE CILES ESHTE DHE DEPUTETE E ATIJ QARKU.
Fakti qe ne ate zone Rilindja mori vetem nje « grusht » votash, duket qe eshte shkaku qe e ka lene kete ure te rendesishme ne meshiren e fatit dhe qe po e con Lazaratin ne izolim nga fushat e prodhimit bujqesor te tij.
(Kosova Sot)