Përsëri Shpend Ahmeti i’u dhuron tender aktivistave të tij, kësaj radhe përfitues Afrim Beka dhe NTP BASHKIMI

  • 15 November 2017 - 19:09
Përsëri Shpend Ahmeti i’u dhuron tender aktivistave të tij, kësaj radhe përfitues Afrim Beka dhe NTP BASHKIMI

Lagjja Kurtaj dhe Rruga e Sinidollit është punuar në muajin tetor 2017, edhe pse kontratat e dhëna për punëkryesin që është Kompania NTP “Bashkimi” me pronar aktivistin e VV-së Afrim Beka, nuk është në faqen zyrtare të KRPP, kur automatikisht është dashur të jetë pas nënshkrimit të këtyre të fundit.

Image
Image

Militanti i VV-së Afrim Beka pronar I NTP BASHKIMI, në shumë fotografi vërehet që është shumë I afërt me kandidatin për asamble nga Vetëvendosja për Komunën e Prishtinës, Fahri Sheqiri, shumë I afërt me Kryetarin Shpend Ahmeti, dhe në odën e tij shihet Rexhep Selimi deputet I Lëvizjes Vetëvendosje dhe Hysen Durmishi drejtor I infrastrukturës. Diçka që vlen të cekët se pas çdo fillimi të punës, Afrim Beka në Odën e tij në fshatin Koliq organizon aheng dhe shtron darka për njerëzit kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje.

Image
Image
Image
Image
Image

Në një video të postuar nga Afrim Beka, gjatë përpunimit të rrugës Sindioll, dëgjohet se si ky i fundit tregon që shumë shpejt do të marr rrugën për të shtruar në fshatin Bardhosh, ende tenderi pa u hapur për këtë rrugë, po ashtu në videon e njëjtë dëgjohen duke biseduar Afrim Beka, Fahri Sheqiri për lagjën e Sharbanëve të Prishtinës, ku qytetarët e asaj lagje etiketohen si votues të LDK-së, këto etiketime tregojnë se votuesit që kanë bindje të ndryshme partiake nga kryetari Shpend Ahmeti, janë ndëshkuar gjithëmonë.

 

Video Player
 
00:07
 
03:30
 

Edhe pse rruga e lagjës Kurtaj, është shtruar në fillim të Tetorit, ne ju sjellim foto se si është në ditën e djeshit dhe është e qartë që kjo rrugë është shtruar vetëm për një qëllim të përfitojnë vota nga këta qytetarë.

Ndërsa në videon tjetër falemnderohet Hysen Durmishi dhe Kompania Bashkimi nga kandidati për asamble Fahri Sheqiri.

 

Video Player
 
00:00
 
01:42
 

(Kosova Sot)