Asociacioni është një mollë sherri në zonën më të zjarrtë të Republikës së Kosovës.

Asociacioni është një mollë sherri në zonën më të zjarrtë të Republikës së Kosovës.
Asociacioni është një mollë sherri në zonën më të zjarrtë të Republikës së Kosovës.

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 21 May 2024 - 07:51

Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj

Dihet kaherë se çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një çështje e ndjeshme dhe shumë serioze. Lirisht mundë të thuhet se Asociacioni, nuk është hiq më pak se vetëm mollë sherri në zonën më të zjarrtë të Republikës së Kosovës. Ky problem nuk është nga dje , ky zullum daton më herët që nga bandat e kaluara që na e lanë kopilin në derë.

-Serbia fashiste ngul këmbë tek Asociacioni për shumë arsye. E para, ajo e di se çfarë pasurie nëntokësore ka në Kosove dhe pikërisht në "Trepçë" dhe ajo Serbi fashiste e ndikuar nga kishat ortodokse serbe e sllave në përgjithësi e ka te kultet fetare, kur ne shqiptarët e dimë shumë mirë se ato kisha që janë tani serbe, kanë qenë shqiptare. Pastaj, si ka mundësi që ky dreq asociacion të jetë një etnik. Përse? Ndaj, trysnia e Bashkimit Evropian dhe ajo tej Atlantik është shumë e padrejtë dhe të mos flasim kushtëzimet që ja vunë Kosovës . Kjo është skandaloze.

Tjetra vetëm mendoni sa përparime beri Kosova dhe sa shkelje jo vetëm premtimesh, por bëri edhe sulm të armatosur kundër vendit tonë, sulm ushtarak,i paramenduar mirë me mjete ushtarake duke marrë edhe jetë njerëzish. Dhe, si ka mundësi të vihen kushte ndëshkuese kundër vendit tonë dhe të përkthehet Serbia kriminale dhe fashiste. Pra, kjo është përse Serbia fashiste këmbëngul këtu por mjerisht e përkëdhelur nga disa shtete që historikisht kanë qenë kundër Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".