Tiranë, makina përfshihet nga flakët
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e të mërkurës në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit në makinën tip “Fiat” me targa AA894IY ka qenë një defekt teknik.
Forcat e policisë dhe ato të zjarrfikëseve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit.
Në mjet ndodheshin një grua me një fëmijë, të cilët fatmirësisht kanë dalë nga makina pa pasur probleme.