NATO i kërkon falje Erdoganit, nuk është armik
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i kërkoi falje presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, pasi emri i tij ishte në listën “e armiqve” gjatë ushtrimeve ushtarake.
Erdogan tërhoqi 40 ushtarë nga stërvitjet ushtarake, pasi emri i tij, si dhe emri i Kemal Ataturkut, u gjendën midis “armiqve” dhe tha se kjo nuk është “uniteti dhe as aleanca”.
Stoltenberg tha se “incidenti nuk përfaqëson qëndrimin e NATO-s” dhe se është një “veprim i një individi” dhe “listën e armiqve” thuhet se e ka formuar personi, i cili nuk është i punësuar në NATO.
Ai shpjegoi se ky person ishte kontraktuar nga autoritetet norvegjeze, të cilët e larguan nga stërvitjet ushtarake dhe tash kanë nisur hetimet.
“Turqia aleat i çmuar i NATO-s dhe ata kanë dhënë një kontribut të madh për sigurinë e përbashkët”, tha Stoltenberg,
(Kosova Sot)