Voton Isa Mustafa, ka një porosi për qytetarët
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sapo ka votuar në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.
Para mediave, Mustafa tha se sot është ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës.
”Ditë e rëndësishme sot për të gjitha komunat, të gjithë qytetarët do të vendosin sot për kandidatët më të mirë.”, tha ai.
Gjithashtu, Mustafa shtoi se qytetarët sot duhet të dalin sa më shumë në votime në mënyrë që të përcaktojnë fatin e tyre.
”Uroj që zgjedhjet të shkojnë mirë dhe qytetarët të dalin në votime që të përcaktojnë fatin e tyre.”, përfundoi ai.
(Kosova Sot)