Prokuroria flet për Xhamin e thyer në qendrën e votimit në Klinë
Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se sot në mëngjes kanë hasur në një xham të thyer në një qendër votimi në komunën e Klinës.
Zëdhënësi Ersan Qavolli tha për Kallxo.com se për këtë çështje ata janë njoftuar nga drejtori i shkollës në fshatin Ujmirë të Klinës.
Për rastin, më herët raportoi rrjeti i OJQ-vë që po vëzhgon zgjedhjet, “Demokracia në Veprim”.
“Në fshatin Ujmirë të Klinës, prokurori kujdestar ka dalë në vend të ngjarjes. Drejtori i shkollës ka raportuar se rreth orës 05:00 të mëngjesit është vërejtë një xham i thyer, jo shumë. Si duket rasti ka ndodhur para se të vijnë fletëvotimet”, tha Ersan Qavolli, zyrtar për media në Prokurorinë Themelore të Pejës.
(Kosova Sot)