Afër 100 ditë punë, Kuvendi ka miratuar vetëm 2 ligje
Kuvendi i Kosovës që nga 7 shtatori kur ka mbajtur seancën konstituive e deri më sot ka mbajtur vetëm 7 seanca.
Ndërsa që në pragë të 100 ditëshit të parë legjislativi ka miratuar vetëm dy ligje.
Ismet Kryeziu, drejtor i Instituti Demokratikë të Kosovës, i cili monitorin punën e Kuvendit ka paraqitur punën që ka bërë deri më tani Kuvendi i Kosovës.
Sipas të dhënave të tij, përveç dy ligjeve të miratuara, në Kuvend janë në procedurë 20 projektligje, shkruan lajmi.net.
Për 76 ditë Kuvendi ka mbajtur 7 seanca, duke përfshirë atë të konstituimit, 5 plenare dhe një të jashtëzakonshme
(Kosova Sot)