40 orë pa energji, deputeti i PS i kërkon falje banorëve dhe paralajmëron OSHEE-në
Për mëse 40 orë banorët e fshatit Imshtë në njësinë administrative Bubullimë kanë mbetur pa drita, përveçse situatës së vështirë të shkaktuar nga përmbytjet.
Mbi këtë çështje ka reaguar dhe deputeti Erion Braçe i cili i kërkon ndjesë banorëve të zonës dhe paralajmëron OSHEE-në që kjo situatë të mos përsëritet më.
Nga ana tjetër Braçe nënkupton se zgjidhja ka ardhur përmes ndërhyrjes së drejtuesit të OSHEE-së...
Postimi i Braçes:
I kerkoj shume ndjese banoreve te fshatit Imshte ne njesine Bubullime, per 40 oret e kaluara pa energji. Keshtu eshte kur administrativisht je ne Lushnje, per furnizimin me energji je ne Fier dhe, drejtorine e ke ne Berat!! Dua te falenderoj administratorin e pergjithshem te OSHEE Adrian Cela qe e zgjidhi kete problem. Cdo elektricist qe vec tani u vu ne levizje. Shpresoj te mos perseritet me.
(Kosova Sot)