Jabllanovic: Deputetët serbë po kërcënohen për shkak të Gjykatës Speciale
Aleksandër Jabllanoviq ka thënë se disa deputetë të Listës Serbe u janë dërguar kërcënime që të tërhiqen nga votimi për themelimin e Gjykatës Speciale.
Jabllanoviq në një deklaratë për Radio Kontakt Plus të Mitrovicës ka thënë se kërcënimet janë lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës, ndërsa deputetët e Listës Serbe mbesin të palëkundur në qëndrimet e tyre për themelimin e Gjykatës.
“Në 48 orët e fundit janë derguar disa thirrje kërcënuese disa deputetëve, duke kërkuar që të mos e mbështesin formimin e Gjykatës Speciale për krimet e kryera nga UÇK-ja”, ka thënë Jabllanoviq.