A po sjell telashe Beerfest-i për qytetarët?
Festivali veror në Prishtinë “BeerFest Kosova”, i cili po organizohet për të pestin vit me radhë me qëllim që qytetarët të argëtohen, ka sjellë disa probleme për qytetarët.
E qytetarët që argëtoheshin në festivalin e birrës e shfrytëzuan prapaskenën e këtij festivali për nevoja fiziologjike.
Për të pastruar mbeturinat e një natë më parë u panë të angazhuar edhe punëtorët e kompanisë të kontraktuar nga Komuna e Prishtinës për mirëmbajtën e shesheve, njofton Klan Kosova.
Kjo ndërmarrje kishte vendosur edhe 17 tualete mobile për këtë organizim.