Kelmendi: Disiplina përtokë në Gjykata
Analisti Naim Kelmendi ka veçuar se është imediate për sistemin e drejtësisë Vettingu, sidomos në Prokurori e në Gjyqësor mbase dhe me detyrim ndërkombëtar që t'u kërkojë institucioneve të drejtësisë dhe politikës që, sidomos në vitin 2018, ta bëjnë ligjin për Vettingun, sepse është e vetmja mundësi dhe imanente për dekriminalizimin e plotë të të gjitha instancave të shtetit të Kosovës, duke filluar nga sistemi i drejtësisë i tejdegraduar pastaj edhe në institucionet e tjera. "Në shtetin ku nuk sundon ligji dhe e drejta mungon perspektiva edhe e zhvillimit ekonomik edhe të tjera dhe kjo edhe në Kosovë. Derisa institucionet e drejtësisë sfidohen nga kapja e politikës së inkriminuar dhe korrupsionit nuk mund të ketë rend dhe sundim të ligjit, ngase edhe më tutje në institucionet e shtetit po sundon krimi i organizuar dhe korrupsioni, që janë bërë gangrenë e shoqërisë së pasluftës, pashmangshëm dhe detyrimisht duhet pastrimi i politikes së inkriminuar dhe drejtësisë kosovare nga strukturat e kriminalizuara dhe gjithashtu luftimi i pakompromis i rrjeteve kriminale që kanë kapur shtetin dhe institucionet e tij", spikati për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Kelmendi.
(Kosova Sot)