Dhjetë parashikime, të cilat mund ta ndryshojnë botën gjatë vitit 2018

  • 03 January 2018 - 19:05
Dhjetë parashikime, të cilat mund ta ndryshojnë botën gjatë vitit 2018

Me rastin e përpilimit të kësaj liste, kemi marrë parasysh shumë individë dhe 'organizata', të cilat në të kaluarën janë dëshmuar si parashikues të aftë të së ardhmes.

10. SHPËRTHIMI I VULLKANIT TË VEZUVIT

Image

Mali i Vezuvit gjendet afër qytetit italian Napoli. Në vitin 79 të erës së re, vullkani në këtë mal shpërtheu duke e zhdukur në tërësi qytetin Pompei, bashkë me banorët e tij, të cilët u varrosën nën një shtresë të trashë të hirit. Shpërthimi i fundit i këtij vullkani ndodhi në vitin 1944. Po të shpërthejë tani, Vezuvi rrezikon që të vrasë nga 100,000 deri në 1 milion njerëz. Tre parashikues mendonin se ky vullkan do të shpërthejë gjatë vitit 2018: Nostradamusi në shekullin XVI, Baba Vanga e Bullgarisë, e cila vdiq në vitin 1996, si dhe Craig Hamilton-Parker, një parashikues që jeton në Britani.

9. KINA DO T'IA KALOJË SHBA-SË, SA I PËRKET FUQISË EKONOMIKE

Image

 Para se të vdiste, Baba Vanga bëri edhe një parashikim, sipas të cilit, që nga viti 2018, Kina do të dominojë në botë, në aspektin ekonomik. Ajo mendonte se Kina do t'ia zinte kështu vendin SHBA-së, si fuqia më e madhe ekonomike në botë. Kur u bë ky parashikim, ngritja ekonomike e Kinës nuk ishte gjë e sigurt.

8. KAMERAT E SIGURISË LIDHEN ME NJË RRJET NERVOR "IOT"

Image

 Kompania "TechCrunch" thotë se gati 30 milionë kamera të sigurisë, të instaluara në tërë botën, do të lidhen me anë të një çipi të ri elektronik, i cili përmban rutina të inteligjencës artificiale. Kjo do ta mundë- sojë skanimin dhe përpunimin e pamjeve të kamerave, duke përdorë një algoritëm, në kërkim të problemeve të sigurisë. Çdo gjë që do të zbulohet nga softueri, do të bartet automatikisht me anë të një rrjeti nervor i cili lidhë Internetin e gjërave (Internet of Things - IoT). Kjo do të ndihmojë në luftimin e krimit dhe terrorizmit.

7. SIRIA I RIKTHEHET PAQES

Image

"Business Insider" paraqiti hapat e nevojshëm për arritjen e një zgjidhjeje politike të luftës civile në Siri, me qëllim që ky vend t'i kthehet paqes. Sipas këtij parashikimi, edhe pas kthimit të paqes, në pushtet do të mbetet presidenti aktual, Bashar al-Assad. Ai do ta ndajë pushtetin me një parlament, i cili do të kontrollohet nga liderët opozitarë. Më pas do të vijojë rindërtimi i vendit dhe shumë refugjatë do të kthehen në vend.

6. BITCOIN ARRIN VLERËN 60,000 DOLLARË

Image

 Kriptovalutat do të vazhdojnë që të ekzistojnë dhe, sipas një parashikimi të bërë nga "Saxo Bank", vlera e Bitcoin-it do të vazhdojë që ngritet. Sipas këtij parashikimi, gjatë vitit 2018 vlera e kësaj kriptovalute do ta arrijë shifrën prej 60,000 dollarësh, e, deri në vitin 2019, vlera e Bitcoinit pritet të arrijë deri në 100,000 dollarë. John MacAfee, investuesi i fushës së softuerit 'antivirus', shkon edhe më tej, duke parashikuar që Bitcoin do ta arrijë vlerën prej 1 milion dollarësh për 'coin'.

5. KIM JONG-UN SHKAKTON LUFTËN III BOTËRORE

Image

Eksperti i çështjeve të Koresë veriore, Gordon Change, në librin e tij të ri parashikon se, nëse SHBA-ja tenton një bllokadë detare, atëherë Kim Jong-Un do ta shohë këtë si akt të luftës, duke filluar Luftën III Botërore, në shenjë hakmarrjeje. Craig Hamilton-Parker mendon se Kim Jong-un do të rrëzohet nga populli i tij, pasi që bllokada detare do të shkaktojë vuajtje dhe uri masive.

 4. RECESIONI GLOBAL

Image

Ron Paul ka deklaruar se, prania e ushtrisë amerikane jashtë vendit, do të duhet që të zvogëlohet dukshëm gjatë vitit 2018. Recesioni global do të ndikojë që perandoria 'e jashtme' amerikane të shkatërrohet. Edhe "Forbes" pajtohet se do të vijë një stuhi e madhe ekonomike, që do të ketë shumë mundësi të shkaktojë recesion global gjatë vitit 2018. Parashikuesi britanik Craig HamiltonParker thotë se, gjatë vitit 2018, do të shkatërrohet euroja si valutë.

3. O.J. SIMPSON DO TË PËRJETOJË NJË VDEKJE TË DHUNSHME

Image

Almanaku i Old Moore's është një publikim irlandez, i cili del që nga viti 1764. Çdo vit, ai bën parashikime, të bëra nga njerëz që merren me astrologji. Zakonisht parashikimet e botuara këtu kanë të bëjnë me motin dhe me gjëra jo tepër specifike. Por, sivjet pati një parashikim shumë konkret. Pasi që tani ka dalë nga burgu, ky almanak parashikon që O.J. Simpson do ta përjetojë një vdekje të dhunshme gjatë vitit. Kjo do të jetë hakmarrje e karmës, për vrasjen e gruas nga ana e tij.

2. SAJËNTOLOGJIA DO TË BALLAFAQOHET ME SKANDALE SERIOZE

Image

Almanaku "Old Moore" parashikon që religjioni kult i sajëntologjisë do të përjetojë dëme të mëdha për shkak të skandaleve të cilat filluan në Irlandë dhe u përhapën në botë. Leah Remini, i cili dikur ishte njëri ndër mbështetësit më të mëdhenj të kësaj feje, tani udhëheqë emisionin "Aftermath", që parashikon shkatërrimin e sajëntologjisë. Akuzat që do ta rrënojnë këtë fe do të kenë të bëjnë me kërcënime, abuzime, skllavëri, aborte të detyruara, etj.

INVADIMI I ALIENËVE

Image

1. Ish- shefi ekzekutiv i "MoD UFO", Nick Pope, thotë se gjatë vitit 2018, Toka do të ballafaqohet me një invadim të madh të alienëve. Sipas tij, Toka nuk do të jetë në gjendje që të mbrohet, meqë njerëzit kanë shpenzuar tepër energji duke bërë luftëra midis vetes, derisa rreziku nga jashtëtokësorët është lënë anash. Ai mendon se do të jenë të paktë njerëzit që do t'i mbijetojnë këtij sulmi të alienëve.

(Kosova Sot)