Projektligji për demarkacionin shqyrtohet më 15 janar
Kuvendi i Kosovës pritet të fillojë punën më 15 janar.
E në këtë datë është paraparë të mbahet takimi i Komisionit për Punë të Jashtme, ku do të shqyrtohet projektligji për demarkacionin, për të cilin pritet të votohet nëse do të shkojë ose jo në seancën e Kuvendit për miratim.
Kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani kakonfirmuar se më 15 janar do të thërrasë mbledhjen e komisionit për të votuar për marrëveshjen në mënyrë që të përmbushen afatet ligjore.
Kurse, ditë më parë Prokuroria ka konfirmuar se ka nisur hetimet lidhur me pretendimet se Komisioni i kaluar shtetëror për shënimin e kufirit, i udhëhequr nga Murat Meha, mund të ketë falsifikuar hartat e për dorura për Demarkacionin me Malin e Zi.
Zyrtarë të Prokurorisë së shtetit kanë bërë të ditur se prokurori i shtetit ka inicuar hetimet mbi të gjitha pretendimet e paraqitura dhe në qoftë se gjenden elemente të ndonjë vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare do t’i ndërmarrë veprimet e duhura ligjore.
Kuvendi i Kosovës nuk do ta procedojë për votim Projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi derisa të marrë përgjigje nga Prokuroria.
Prokuroria e shtetit ka konfirmuar hetimi është në fazën e verifikimeve të pretendimeve të parashtruara.
Përmes një përgjigje elektronike, zyrtarë të prokurorisë së shtetit kanë bërë të ditur se prokurori do t’i verifikojë të gjitha provat e parashtruara dhe nëse gjenden elemente të ndonjë vepre penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare do t’i ndërmarrë veprimet e duhura ligjore.
(Kosova Sot)