Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, në fazë të re dhe cilësore
Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i vendit në fushën e mbrojtjes.
Ajo me rastin e nderimit me “Medaljen e Mirënjohjes” të atasheut ushtarak amerikan në largim, Sam G. Wartell, nënvizoi faktin se këto marrëdhënie tashmë kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore.
Ministrja e Mbrojtjes vlerësoi kontributin dyvjeçar të kapiten Wartell, në rritjen e mëtejshme të nivelit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Qeveria e Shqipërisë dhe Ministria e Mbrojtjes është e angazhuar në një proces modernizimi të FA-së, me synim rritjen dhe përmirësimin cilësor të kapaciteteve operacionale të strukturave tona ushtarake dhe veçanërisht të atyre strukturave që janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO”, tha ministrja Xhaçka.
(Kosova Sot)