Neziraj: Oazë, korrupsioni dhe krimi

  • 16 January 2018 - 23:30
Neziraj: Oazë, korrupsioni dhe krimi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ,Xhevden Neziraj tha për "Kosova Sot" se "vendi ynë po shihet si vend i korrupsionit, i krimit të organizuar, i kontrabandës, e sidomos me artikuj që ishte dashur të mbushet buxheti i vendit, siç është nafta dhe derivatet e saj. "Nëpër rrugët e Kosovës të bie në sy numri i madh i pompave të karburanteve të naftës, kjo është për arsye se përmes këtyre pompave po shiten karburantet që kontrabandohen në vendin më të varfër në Evropë dhe që me këtë produkt po merren njerëzit që kanë synim pasurimin individual, e jo ndërtimin e vendit", u shpreh ai. "Edhe pse nga foltorja e Kuvendit nënkryetari Xhavit Haliti tha se po ndalen edhe kamerat në Doganat e vendit që të bëhet kontrabanda me naftë dhe derivate, është për t'u habitur që ende nuk ka reagim të Prokurorisë dhe gjykatave tona", u shpreh më tutje Neziraj. Ndërsa analisti Reshat Badallaj-Zhuriani tha për "Kosova Sot" se kontrabanda e naftës po lulëzon në Kosovë, sidomos në veriun e saj. "Këtë pjesë nuk e kontrollon fare pushteti i Kosovës,por kontrollohet nga mafiooligarkët, të cilët nuk i kontrollon askush, ndaj nuk lëshojnë kuponë fiskalë dhe po dëmtohet shumë rëndë buxheti i Kosovës. Por, prapa kompanive të kësaj kontrabande qëndrojnë bosët që nga majat e larta të shtetit deri te bandat politike". Thuhet se qarkullojnë mbi 200 milionë euro në vit,por kush e di se sa qindra milionë euro futen ilegalisht për të trashur xhepat e mafio-oligarkëve dhe pushtetarëve të majave të larta. Këta mafio-oligarkë veprojnë pa pikë frike se mbështeten nga banditët në pushtet", potencoi ai. 

(Kosova Sot)