Lipjanasi rrah gruan
Viktima pranon tretman mjekësor
Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një person të dyshuar në Lipjan, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Në raportin e policisë thuhet se viktima me këtë rast ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
(Kosova Sot)