Gecaj i përgjigjet kancelarit austriak: Nuk i besojmë Hashimi Thaçit, Kadri Veselit e Ramush Haradinajt, por as deputetëve si Time Kadrijaj
Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj në një postim në Facebook ka komentuar deklartën e zëvendës kancelarit austriak, Heinz-Christian Strache lidhur me propozimin për “të drejtën për vetëvendosje për Veriun e Kosovës”.
Gecaj ka thënë se për çështje të tilla madhore nuk mund të ju besojmë Hashimi Thaçit, Kadri Veselit e Ramush Haradinajt, por as deputetëve si Time Kadrijaj.
Postimi i plotë:
“Zëvendës-kancelari austriak propozon “të drejtën për vetëvendosje” për Veriun e Kosovës”
Derisa ne jemi skajshëm të polarizuar dhe me përfaqësimin institucional më të dobët që ky vend ka njohur ndonjëherë, indikacionet e tilla, të cilat në këtë fillim na vijnë vetëm si informata të shpërqendruara, do të duhej të ishin alarm serioz dhe arsye e mjaftueshme për mobilizim të plotë të shoqërisë sonë dhe strukturave politike! Për çështje të tilla madhore nuk mund të mbështetemi më e t’u besojmë individëve të diskredituar si Hashimi Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, por as deputetëve si Time Kadrijaj ????!
(Kosova Sot)