Bllokohet Shtëpia e Bardhë, një veturë përplaset për pengesat e sigurisë
Shtëpia e Bardhë është bllokuar pasi një automjet ka arritur të thyej perimetrin e parë të sigurisë.
Një shofer femër është arrestuar, tha një zyrtar policor. Shërbimi Sekret i SHBA-ve në twitter tha se makina ka shkelur pengesën e sigurisë të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.
Dëshmitarët panë një trazirë në bazën e Shtëpisë së Bardhë, pasi oficerë të sigurisë iu përgjigjën thirrjes, raporton Fox News.
Presidenti Donald Trump po pret Kryeministrin Australian Malcolm Turnbull në Shtëpinë e Bardhë.
Turnbull po qëndron në Shtëpinë e Bardhë kur incidenti është duke u hetuar.
Shërbimi Sekret i Shtëpisë së Bardhë tha se asnjë person nga rojat nuk është plagosur në incident.
(Kosova Sot)