Arrihet marrëveshja për demarkacion, por LDK tash ka edhe një kërkesë

  • 24 February 2018 - 14:26
Arrihet marrëveshja për demarkacion, por LDK tash ka edhe një kërkesë

Partia e Isa Mustafës e ka përshëndetur pajtimin e Ramush Haradianjt që raporti i Shpejtim Bulliqit të jetë vetëm informues për deputetët kur të votohet demarkacionit.

Kanë kërkuar, poashtu, që edhe Vetëvendosje të bëhet pjesë e votimit të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e mirëpret gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK-së lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Kjo e hap rrugën që sa më parë në Kuvendin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga BE-ja që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, sikurse qytetarët e vendeve të tjera të rajonit. LDK-ja fton edhe Vetëvendosjen të bashkohet në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK’së.

Seanca për demarkacion do të mbahet të mërkurën.

(Kosova Sot)