Moti i lig në Kosovë, autobusi del nga rruga
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Prizren- Gjakovë, jo larg Landovicës, ndodhi një aksident komunikacioni.
Si pasojë e ngricave, ka dalë nga rruga një autobus, por që nuk kishe pasoja në njerëz.
Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
(Kosova Sot)