Lirohen të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
Dy vëllezër njëri prej të cilëve ishte pjesëtar i FSK-së, u vranë sot në fshatin Plloqicë të Malishevës.
Policia kishte njoftuar se dy persona ishin arrestuar si të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre.
Blerim dhe Besim Maloku ishin intervistuar nga policia në lidhje me këtë rast.
Pas intervistimit të dy janë liruar.
Ndryshe, familja e të ndjerëve ka hapur të pamën për vëllezërit e vrarë.
Ata dyshohet se u vranë nga hajnat që kishin hyrë për të vjedhur.
(Kosova Sot)