Aksidenti tragjik në Lipjan: Vdes një 36 vjeçar (Foto)

  • 09 March 2018 - 18:35
Aksidenti tragjik në Lipjan: Vdes një 36 vjeçar (Foto)

Një aksident i rënd trafiku ka ndodhur në 14:40 në magjistralen Prishtinë- Shtime. Një veturë e tipit “Opel Corsa” dhe një kamion kanë qenë të përfshira në këtë aksident. Nga aksidenti ka vdekur një 36 vjeçar.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar  aksidentin. Ajo ka thënë se lajmin e kanë marr rreth orës 14:00.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Grackë të Lipjanit. Në aksident ka qenë i përfshirë një kamion dhe një veturë e tipit Opel Corsa. Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ngasësi i veturës R.U 36 vjeç, ka ndërruar jetë. Njësiti i trafikut po meret me rastin”, ka thënë ajo.

Image
Image

 

(Kosova Sot)