Shikojeni se si Vetëvendosje e imiton partinë radikale serbe, kur godasin bankat e Kuvendit të Kosovës
Nacionalistët serbë u përpoqën të pengojnë shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini kur ajo iu drejtua me një fjalim parlamentit në Beograd vitin e kaluar. Të njëjtën strategji me goditje tavolinash e përdori Vetëvendosje dje.
Të udhëhequr nga Vojislav Seselj, duke goditur tavolinat dhe brohoritur deputetët serb thërrisnin: Serbia, Rusia, nuk kemi nevojë për Bashkimin Europian’, derisa fjalim po mbante Federica Mogherini, shefe e diplomacisë europiane.
Kjo pamje në Beograd ndodhi një vit më parë.
Ngjashëm u përsërit në Prishtinë, ditën e djeshme.
Deputetë të Vetëvendosjes në seancën e Kuvendit kanë imituar veprimet e tilla.
Derisa në foltoren e Kuvendit po fliste Ministrja e Integrimit Dhurata Hoxha, deputetë të partisë së Albin Kurtit nisën të godisnin bankat e Kuvendit dhe të bërtasin duke i pamundësuar vazhdimin e fjalimit për shkak të zhurmës.
Hoxha po fliste për rastin e aktivistit Astrit Dehari.
(Kosova Sot)