‘Kërkesë publike për dy grupet e VV-së në Kuvendin e Kosovës’

  • 20 March 2018 - 11:24
‘Kërkesë publike për dy grupet e VV-së në Kuvendin e Kosovës’

Njëri nga ish- anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Muhaxheri ka kërkuar nga të dy grupet e VV-së që të votojnë projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai përmes një letre publike ka theksuar se nëse sot nuk votohet demarkacioni, atëherë do të “vritet ëndrra e qytetarëve të Kosovës dhe perspektiva evropiane”.

Shënimi i plotë:

Kërkesë publike për dy grupet e VV’së në Kuvendin e Kosovës

Të nderuar ish-kolegë partiak jam i vetëdijshem se qe nga viti 2016 me shumë nga ju marrëdheniet nuk i kemi aq miqësore por më lejoni që në cilësin e qytetarit dhe ish-kolegut tuaj të kërkoj nga ju që ta votoni demarkacionin dhe këtë mos e beni as për PDK’në as për LDK’ne as për AAK’në dhe as për asnjë subjekt tjeter politik sepse ky projekt nuk eshte projekt i asnjerit por eshte projekt i Kosoves dhe i mundesisë së qytetarëve për të udhëtuar lirshëm.

Une edi që tashme edhe ju e keni kuptuar që demarkacioni duhet të votohet por kokëfortesia per te mos leshuar pe ne kete drejtim ju ka bere qe ju edhe me teper te këmbëngulni në voten kunder demarkacionit.

Duke e njohur ne thellesi menyren si vepron elektorati juaj jam i bindur po qe se e votoni ju pro-demarkacionit nuk do të “gozhdoheni” nga elektorati juaj përkundrazi do te tregoni pjekuri politike.

Sot mos e votoni demarkacionin per asnjerin nga kundershtaret tuaj politik por votojeni per rinin që në këtë “luftë” politike janë më të pafajshmit, votojeni demarkacionin per te semuret qe kerkojne sherim jashte vendit dhe mungesa e liberalizimit te vizave ua ka komplikuar situaten, votojeni demarkacionin per endrren e 2 milon banoreve per te udhetuar lirshem ne vendet e Bashkimit Evropian.

Nese sot nuk do ta votoni demarkacionin ju nuk do te shpalleni heronje por do te tradhetoni ëndërren e qytetareve te Kosoves dhe prespketiven evropiane të saj.

Image

 

(Kosova Sot)