Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Pejë

  • 22 March 2018 - 15:08
Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Pejë

Është arrestuar personi i cili ka gjuajtur me armë zjarri para pak minutash në qendër të Pejës.

Sipas policisë i arrestuari është i  moshës 70 vjeçare dhe në mes ditë,  ka shtënë me armë zjarri para objektit të Gjykatës Themelore të Pejës.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës Ibraj ka thënë se i arrestuari kishte gjuajtur me armë drejt një personi tjetër, por se nuk ka arritur ta qëllojë.

“Sot rreth orës 13:30, në rrugën ‘Adem Jashari’ para Gjykatës Themelore në Pejë, një i dyshuar rreth moshës 70-vjeç ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës. Për fat intervenimi dhe reagimi i policisë ka qenë i shpejt dhe personi i dyshuar është arrestuar, kurse arma është konfiskuar. Nuk ka të lënduar”, ka thënë Ibraj.

Ai ka theksuar se tanimë janë në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe se po presin detaje nga hetuesit për rrethanat dhe motivin e gjuajtjes.

(Kosova Sot)