Feride Rushiti merr Çmimin për Guxim nga Departamenti amerikan i Shtetit (Foto)

  • 23 March 2018 - 21:05
Feride Rushiti merr Çmimin për Guxim nga Departamenti amerikan i Shtetit (Foto)

Feride Rushiti nga Kosova është nderuar sot me Çmimin për Gratë e Guximshme nga Departamenti amerikan i Shtetit për punën e saj në kuadër të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

“Aktivizimi i saj me këtë qendër çoi në vendimin e madh të qeverisë për t’u dhënë pensione viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në reagimin e ambasadës së Kosovës në SHBA.

Edhe presidenti Hashim Thaçi ka uruar Feride Rushitin për këtë çmim.

"Përmes një bisede telefonike e urova Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, për Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme, që iu nda nga Departamenti Amerikan i Shtetin. Ajo po vazhdon të bëjë një punë të madhe për rehabilitimin e viktimave të torturës, për avokimin për gratë e dhunuara gjatë luftës dhe për të drejtat e njeriut në Kosovë. HTH", shkruan Thaçi në Facebook.

Image

 

(Kosova Sot)