I pashëndetshëm është edhe sonte ajri në Prishtinë
Sonte cilësia e ajrit në Prishtinë është konstatuar të jetë 'e pashëndetshme' nga matësi i cilësisë që është vendosur nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë.
Matja e cilësisë së ajrit, sipas matësit të Ambasadëstë përditësuar sonte në orën 22:00 ka arritur në shkallën 172.
Prishtina vazhdimisht ka kryesuar listën e qyteteve me ajrin më të pa pastër në botë.
(Kosova Sot)