Ferizi:Të kërkohet se ku gjenden prindërit dhe të afërmit tanë

  • 22 April 2018 - 17:18
Ferizi:Të kërkohet se ku gjenden prindërit dhe të afërmit tanë

Qerim Ferizi, avokat nga Deçani, thotë se nuk është në favor të asaj që në proces të bisedimeve të vazhdojë as presidenti Thaçi dhe askush nga përbërja e kaluar, as Edita Tahiri, sepse ishte një proces krejtësisht i dështuar dhe në dëm të Kosovës."Mua ma merr mendja se rezultate të deritashme, sa u përket bisedimeve me shtetin serb, nuk ka pasur, nuk janë vërejtur fare rezultat e bisedimeve të deritanishme. Unë mendoj që nuk duhet që delegacionin e Kosovës ta udhëheqë presidenti Thaçi, meqenëse e thashë që nuk ka pasur efekte, e më ajo Edita Tahiri hiq se hiq. Unë ndoshta do të bëhem subjektiv, mirëpo i ati im që nga data 14 prill të vitit 1999 është i zhdukur dhe deri tash fare nuk kam dijeni për të. Po e lëmë ndjenjën e subjektivitetit, por po them që pikë së pari me ditë pikën kryesore, të kërkohet se ku gjenden prindit dhe të afërmit tanë, e vetëm më pastaj të vazhdojnë bisedimet e mëtejme", tha Qamil Ferizi.

 

(Kosova Sot)