VETTING-u mund të godasë Devollistanin

  • 26 April 2018 - 08:07
VETTING-u mund të godasë Devollistanin

Analistët: Prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar nuk guxojnë të fillojnë hetimet serioze kush qëndron prapa kompanisë "offshore" të Devollëve në Delaware

"Rasti i fundit i kompanisë GULF në Shqipëri ngjan shumë me kompaninë fantome ''Guaskë', të politikanëve tanë, 'DEVOLLI' dhe 'ZMOBILE' ,të vëllezërve të inkriminuar Devolli, pikërisht si kompani 'offshore' në Delaware, ku e ka bazën edhe kompania GULF, e cila po hetohet në Shqipëri, mirëpo në Kosovë që mbi 9 vjet prokuroria është në gjumë dhe nuk ka guxim ta shkundë këtë kompani fantome të Devollëve, pasi dihet shumë mirë se prapa saj qëndrojnë politikanët e korruptuar, duke filluar nga presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe kryeparlamentari Veseli", tha analisti Naim Miftari për "Kosova Sot" 

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit, të cilët po e përcjellin ecurinë e zbatimit të VETTING-ut në Shqipëri, konsiderojnë se ky proces po ndihmon jo vetëm në vetëpastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, por edhe në hapjen e rasteve kriminale, që deri para këtijprocesi dukeshin veprime të pamundura apo si një mision i pamundur. Falë këtij procesi në këtë shtet fqinj u zbulua që pas kompanisë 'offshore' që zotëronte kompaninë e derivateve GULF në Shqipëri qëndron gjeorgjiani Aleksandri Gogokhia, i përfshirë në pastrim parash me ortak biznesi ish-ministrin gjeorgjian që u arrestua derisa po udhëtonte nga Parisi për në Shqipëri dhe se pas kompanisë "guaskë", që zotëron shoqërinë "Gulf", e cila u rrit shumë shpejt në Shqipëri pas së cilës qëndrojnë njerëz të akuzuar për pastrim parash, me pronarët e kompanisë 'offshore', të regjistruar në Delaware të SHBA-së. E kur shihen këto zbulime falë këtij procesi, atëherë,sipas analistëve, nuk është e çuditshme si dhe pse është regjistruar jorastësisht edhe "Z-MOBILE" e vëllezërve të inkriminuar Devolli , pikërisht si kompani 'offshore' dhe mu në Delaware dhe pse për 9 vjet të tërë prokuroria është në gjumë dhe nuk denjon as të fillojë hetimet serioze për të parë e vërtetuar zyrtarisht se kush qëndron prapa kësaj kompanie "offshore" në Delaware, e që e shkatërroi dhe e vodhi e plaçkiti asetin më të madh të shtetit - Telekomin e Kosovës, por edhe fondet e qytetarëve kosovarë. Dyshohet se këto ndodhin të gjitha në bashkëkoordinim e bashkëveprim me majat e pushtetarëve të inkriminuar qeveritarë të nivelit më të lartë, duke filluar nga ish-kryeministri Thaçi dhe ministrat e tij të lidhur kriminalist me nëntokën kriminale të bizneseve të pista në Kosovë, siç ishine janë edhe sot vëllezërit Devolli me shoqërinë e shumëpërfolur "ZMobile" dhe jo vetëm. Për të marrë deklaratën e tyre, edhe përkundër pyetjeve të dërguara nga gazetari, vëllezërit Devolli si zakonisht nuk kanë kthyer përgjigje.

MIFTARI: PROKURORËT DHE GJYQTARËT E KORRUPTUAR NUK GUXOJNË TË FILLOJNË HETIMET SERIOZE KUSH QËNDRON PRAPA KOMPANISË "OFFSHORE" TË DEVOLLËVE NË DELAWARE Një opinion të tillë pozitiv rreth VETTING-ut, por edhe nevojës për ta zbatuar sa më shpejt në Kosovë e ka edhe njohësi tjetër i fushës, Naim Miftari."Është e vërtetë që Vetting-u shqiptar ka filluar ta pastrojë policinë e shtetit, prokurorinë dhe gjyqësinë e shtetit, e po ashtu pritet edhe pastrimi i SHISH-it shqiptar, ku kanë filluar dhe janë përjashtuar shumë individë zyrtarë, që janë pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme", u shpreh ai. "Vetting-u ka filluar edhe me zbulime ndërkombëtare, si rasti i fundit, që ka edhe karakter ndërkombëtar, ku u zbulua se pas kompanisë "offshore" që zotëronte kompaninë e derivateve GULF në Shqipëri qëndron gjeorgjiani Aleksandër Gogokhia, i përfshirë në pastrim parash me ortak biznesi ish-ministrin gjeorgjian, që u arrestua derisa po udhëtonte nga Parisi për në Shqipëri dhe se pas kompanisë "Guaskë", që zotëron shoqërinë "Gulf", e cila u rrit shumë shpejt në Shqipëri, pas së cilës qëndrojnë njerëz të akuzuar për pastrim parash, me pronarët e kompanisë 'offshore', të regjistruar në Delaware të SHBA-së", tha Naim Miftari. Sipas tij, nëse një model i tillë do të praktikohej në Kosovë, atëherë pashmangshëm që do të kapeshin lidhje të mëdha të krimit të organizuar nga brenda Kosovës, që shkojnë në lidhje të forta edhe në kanalet ndërkombëtare."Prandaj konsideroj që sot Kosovës i duhet medoemos urgjent një VETING gjithëpërfshirës, ku nuk do të falet apo anashkalohet askush që ka thyer ligjin. Rasti i fundit i kompanisë GULF në Shqipëri ngjan shumë me kompaninë fantome ''Guaskë', të politikanëve tanë, 'DEVOLLI' dhe 'Z-MOBILE' ,të vëllezërve të inkriminuar Devolli, pikërisht si kompani 'offshore' në Delaware, ku e ka bazën edhe kompania GULF, e cila po hetohet në Shqipëri, mirëpo në Kosovë që mbi 9 vjet prokuroria është në gjumë dhe nuk ka guxim ta shkundë këtë kompani fantome të Devollëve, pasi dihet shumë mirë se prapa saj qëndrojnë politikanët e korruptuar, duke filluar nga presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe kryeparlamentari Veseli, prandaj prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar edhe vetë nuk guxojnë të fillojnë hetimet serioze për të parë e për të vërtetuar zyrtarisht se kush qëndron prapa kësaj kompanie "offshore" në Delaware, e që e shkatërroi dhe e vodhi e plaçkiti asetin më të madh të shtetit - Telekomin e Kosovës, por edhe privatizimet që i bëri me këtë kompani sa ishte ish-kryeministri Thaçi dhe ministrat e tij, shumica të lidhur me nëntokën kriminale të bizneseve dhe privatizimeve të kurdisura, të pista në Kosovë", tha Miftari për "Kosova Sot". Ai thotë se edhe rasti i fundit, edhe devalvimi i 'Valës 900' dhe PTK-së është i qëllimshëm dhe nuk befason asgjë nëse këtë kryekompani të Kosovës, që dikur vlente mbi 2.5 miliardë euro, nuk rastis ta blejë 'Devolli', ose nëse nuk e blen ndonjë "vëlla" turk i presidentit tonë, ose i politikanëve të tjerë të vendit tonë me firma FANTOME nga ishujt Kajmane apo parajsa të tjera të pastrimit të parave të pista, siç janë parat e korrupsionit, drogës, armëve dhe kontrabandës me cigare, me kafe dhe naftë."Prandaj duhet të themi që vetëm një Vetting serioz edhe Kosovën do ta pastronte rrënjësit, madje edhe do ta linte pa qeveri dhe pa kryetar, pa kryeministër dhe pa kryeparlamentar, pse të mos themi edhe pa shumicën e parlamentarëvedeputetëve, pasi VETINGU do t'i dërgonte në burg të gjithë politikanët dhe zyrtarët e korruptuar", tha Miftari për "Kosova Sot".

Të palarat do t'u dalin në fushë

Duke parë këtë realitet, eksperti i fushës së sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, Hasan Preteni, tha për "Kosova Sot" se është fakt i pamohueshëm që vetëm mafia e pastron mafinë, se pa një Vetting të thellë nuk mund të pastrohen gjërat, prandaj edhe në shtetin e Kosovës duhet vetëm të bëhet hapi i parë i pastrimit e pastaj të 'palarat' do të dalin vetë në mënyrë zinxhirore njëra pas tjetrës."Është një qetësi konsensuale e të gjithë atyre individëve dhe mekanizmave që po na vështirësojnë jetën dhe po na zbehin dashurinë ndaj vendit. Duhet të fillohet nga gjyqësori, duhet të verifikohet pasuria e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Do të jenë ata që do të detyrohen të tregojnë të gjitha të palarat e grumbulluara ndër vite. Ata tani nuk veprojnë, por dokumentacioni është aty, duhet kujdesur që të mos i shkatërrojnë provat, si rasti i "dhomës i dëshmive"e do të vjen koha që dikush t'i trajtojë ato pa pasur frikë se do të ketë kërcënime apo shantazhim", tha Preteni për "Kosova Sot". Ai thekson se shembulli i Shqipërisë është për t'u lakmuar, por edhe për t'u marrë model shumë serioz. "Tirana ka filluar mbarë, të gjithë ata që nuk po e kalojnë Vetting-un e kanë hapurgojën dhe kanë filluar të flasin, kjo është pikënisja, efekti domino, njëri e rrëzon tjetrin. Do të dalin edhe politikanët, edhe biznesmenët e fshehur pas politikës. Prona publike po shkatërrohet kurse disa biznesmenë deri vonë të panjohur po pasurohen shumë dhe shpejt.Lidhja në mes dëmtimit të pronës publike dhe rritjes së pronës private këtu është e pashmangshme. Kjo duhet zbuluar dhe për të pasur shtet ligjor, luftë kundër krimit të organizuar, rrugëtim tjetër nuk ka", u shpreh Preteni për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)