Aksident i tmerrshëm mes veturës dhe motoçikletës në Pejë
Një aksident mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në Pejë.
Gjatë aksidentit i cili e hedh përtokë një motoçiklist, ai ngrihet në këmbë i ndihmuar nga kalimtarë të rastit.
Driton Rugova nga Polica e Pejës e ka konfirmuar aksidentin.
Ai tha se një person ka pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e këtij aksidenti.
(Kosova Sot)