Vazhdojnë kolonat dhe pritjet disa orëshe në Merdare (Foto)
Si çdo ditë të verës, edhe sot po vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata në pikëkalimet kufitare të Kosovës.
Pika më e ngarkuar sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim kufitar vazhdon të jetë Merdara.
Kështu, në hyrje pritjet janë të gjata deri në 220 minuta, apo tri orë e 40 minuta, derisa në dalje 5 orë e 50 minuta.
Kolonat janë të gjata në hyrje 1500 metra, kurse në dalje 3500 metra, apo tri kilometra e gjysmë.
Pritje deri në një orë ka edhe në dalje të Dheut të Bardhë dhe Mutivodës, derisa në pikat tjera kufitare pritjet janë deri në 20 minuta maksimalisht.
(Kosova Sot)