Ekuador: Përplaset autobusi, vdesin 23 persona
Një aksident tragjik me autobus i ka marrë jetën 23 personave. Autoritetet e Ekuadorit thanë të premten (17 Gusht) se autobusin kolumbian që u rrëzua pranë Quito, gjetën vdekjen e menjëhershme 23 persona, si dhe u sekuestrua më shumë se gjysmë ton marijuanë e cila ishte fshehur në dyshemenë e autobusit.
Mjeti u përplas me një makinë tjetër. Kolumbia tha se 19 nga 23 viktimat ishin qytetarët e saj. Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, por edhe lidhur me drogën që ishte fshehur në autobus.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin aksidente me autobusë të cilat përveç transportimit të njerëzve, bëjnë edhe transport droge.
(Kosova Sot)