Edhe dy raste të rrahjes së grave nga burrat e tyre në 24 orët e fundit
Fenomeni i dhunës në familje nuk ka të ndalur.
Edhe një burrë, në 24 orët e fundit është arrestuar e është dërguar në mbajtje, pasi ka rrahur gruan dhe dy fëmijët e tij.
Rasti ka ndodhur në Podujevë, më 17 gusht, në orën 12:35.
Policia njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët.
“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Një tjetër rast dhune ndaj gruas është shënuar në fshatin Shkozë të Prizrenit.
Mëngjesin e 17 gushtit, në Polici “viktima ka raportuare se është sulmuar fizikisht nga burri i saj”.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.
(Kosova Sot)