Policia arreston të arratisurin nga Burgu i Dubravës
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar për arrestimin e Remzi Ramës, i arratisur nga Burgu i Dubravës më 23.08.2015.
“Dje më 30.08.2015 rreth orës 20:20 nga Njësitë e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar te PK-se është arrestuar personi i dyshuar Remzi Rama d.e l. 21.11.1977”, thuhet në njoftimin e MD-së, transmeton Kosova Sot Online.
Bëhet e ditur se personi është arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Lubavec të Skenderajt.
(Kosova Sot)