Liburn Aliu godet Devollët, Klan Kosovën dhe Baton Haxhiun - një nën Serbi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka shkruar sot për lidhjet e kompanisë Devolli dhe Baton Haxhiut me Serbinë.
Ky reagim i Aliut ka ardhur pas vendimit të kundërligjshëm të kompanisë ‘Artmotion’, pronë e Shkelqim Devollit, për të blerë të drejtat e transmetimit të Champions League dhe Europa League brenda territorit të Republikës së Kosovës në gjuhën serbe nga Telekomi i Serbisë dhe nga RTS-ja, duke cënuar kështu edhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Për Aliun Devollët së bashku me Baton Haxhiun janë një nën Serbi.
“Devolli + Klan Kosova + Baton Haxhiu + Art Motion = Jemi Një nën Serbinë”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në Facebook.
Për këtë çështje kishte reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ndërkohë edhe Komisioni për Media në Kuvendin e Kosovës kishte mbajtur një mbledhje urgjente ku ishte kërkuar që t’i merret licenca kompanisë “Art Motion’, pas vendimit për blerje të të drejtave për transmetim nga Serbia.
(Kosova Sot)