Prifti nga Deçani alarmon në New York Times: Idesë për ndryshim të kufijve i vjen 'era barut'
Gazeta prestigjoze amerikane “New York Times’, edhe një herë ka shkruar për idenë e Thaçit dhe Vuçiqit për lëvizjes të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Diskutimet për ndarje etnike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rikthejnë fantazmat e vjetra të Ballkanit”, është titulli i gazetës amerikane.
Në një reportazh të gjatë , gazeta amerikane ka biseduar edhe me priftin e manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, i cili ka shprehur frikën e tij rreth idesë së ndarjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vija etnike.
Janjiq ka thënë se kësaj ideje i vjen ‘era barut’, shkruan NYT.
“Një ide e tillë do ta kthejë Ballkanin në një zonë ku do të shpërthejë baruti”, ka thënë prifti serb.
Ai ka thënë se vlerat e Evropës dhe të perëndimit nuk bazohen në ndarje etnike.
“Kjo është e pa besueshme se çfarë po ndodh”, është shprehur Sava Janjiq.
Kundër kësaj ideje të Thaçit dhe Vuçiqit kanë dalë shtetet përëndimorë të cilat e kanë mbështetur Kosovën në gjithë rrugëtimin e saj 19 vjet pas luftës.
Gjermania e kancelares Merkel është shprehur kategorikisht kundër, ndërsa në një linjë janë edhe Franca dhe Britania e Madhe.
Edhe shtetet fqinje si Kroacia janë shprehur kundër një ideje të tillë.
Gjithashtu edhe të gjtihë forcat politike në Kosovë e kanë kundërshtuar një ide të tillë.
Madje kryeministri Haradinaj ka thënë se prekja e kufijve do të thotë luftë.
(Kosova Sot)