Daçiq e lufton Kosovën në OKB: Do t’ua lëmë veç dy njohje
Ministri i Jahstëm i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë i cili po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së ka treguar se çfarë po bënë atje kundër Kosovës.
Ai ka thënë se më së shumti i interesojnë takimet me shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Shumë mirë po shkojnë këto biseda” ka thënë ai. Sipas mediave serbe, Daçiq, përfaqësueve të shteteve që e kanë njohur Kosovën, u ka kërkuar që ta tërheqin vendimin.
Ai ka shtuar po ashtu se “shumë shpejtë vetëm Prishtina dhe Tirana do të jenë ato që kanë njohur Kosovën”
Ndërsa duke e komentuar praninë e delegacionit të Kosovës në OKB, Daçiq ka dhënë versionin e tij se si pala kosovare ka hyrë në ndërtesë duke shtuar se pala kosovare atje ka hyrë nëpërmjet „njësisë për operacione paqësore e cila u ka lëshuar leje, por me të cilat nuk mund të hyjnë në sallë për takime“.
(Kosova Sot)