Shoferët e autobusëve në Prishtinë, protestojnë sërish
Shoferët e autobusëve të linjave private 7B dhe 3, janë duke protestuar sërish para Komunës së Prishtinës, rreth pakënaqësive ndaj “Trafikut Urban”.
Linjat private të autobusëve kanë bllokuar qarkullimin e rrugës para komunës së Prishtinës, për shkak të pakënaqësive të tyre.
Shoferët e kësaj linje i kanë parkuar autobusët e tyre para Komunës, duke mos qarkulluar në qytet.
Kujtojmë se ditë me shoferët e linjave private kishin protestuar me arsyen se Komuna nuk i kishte njoftuar për lëshimin në qarkullim të autobusëve të rinj.
(Kosova Sot)