Policia jep detaje për vjedhjen e bankës me kallashnikovë në Prishtinë
Mëngjesin e ditës së djeshme dy persona kanë plaçkitur një bankë në dalje të Prishtinës, më saktësisht në Veternik. Policia e Kosovës tregon se bankës i janë vjedhur 6703 euro.
“Viktima femër K-Shqiptare punëtore e një banke ka raportuar se të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para të gatshme 6703”, thuhet në raportin e Policisë.
Dje është raportuar se dy persona me kallashnikovë kanë hyrë në bankën “NLB” në Cagllavicë. Ata kanë ikur pasi e kanë plaçkitur bankën.
(Kosova Sot)