Trump i beson versionit të Arabisë Saudite për rastin e vrasjes së gazetarit saudit Khashoggi

  • 20 October 2018 - 13:26
Trump i beson versionit të Arabisë Saudite për rastin e vrasjes së gazetarit saudit Khashoggi

Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump, e ka cilësuar si të besueshëm deklarimin e parë zyrtar të Arabisë Saudite rreth vrasjes misterioze të gazetarit saudit, Jahmal Khashogi, brenda konsullatës arabe në Turqi.

Presidenti Trump ka thënë se deklarimi zyrtar i Arabisë Saudite lidhur me këtë rast është një hap i parë shumë i rëndësishëm për rastin, shkruan The Guradian.

“U besoj, u besoj. Është ende herët, dhe ne nuk e kemi përfunduar ende hetimin, por.. mendoj se është një hap shumë i rëndësishëm”, ka thënë Trump kur është pyetur nga gazetarët nëse iu beson autoriteteve arabe.

Fillimisht gazeta turke Yeni Safak, kishte raportuar se gazetari saudit ishte vrarë nga rreth 15 agjent sekret të Arabisë Saudite. Sipas audio-incizimeve që gazeta pretendonte se i kishte marrë nga Agjencia e Inteligjencës turke, dëshmohej se Khashogi ishte masakruar brenda konsullatës turke.

Megjithatë autoritetet arabe kanë dalë me një version tjetër për ngjarjen.

Ata kanë thënë që Khashogi ka ndërruar jetë pas një përplasje fizike që ka pasur brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Prokuroria e shtetit turk ndërkohë nga dita e djeshme ka zgjeruar hetimet lidhur me rastin, dhe trupi i pa jetë i gazetarit saudit po dyshohet se është hedhur në një nga malet e Stambollit.

(Kosova Sot)