Arrestohet pronari i lokalit të vrasjes në bllok
Policia ka arrestuar Redi Popeskun, pronarin e lokalit ku ndodhi vrasja në Bllok më 4 tetor.
Ai është ndaluar mbrëmë në lokalin e tij, shkruan syri.net.
Vrasja kishte ndodhur më 4 tetor, rreth orës 21:00 në zonën e Bllokut. Të plagosurit kanë mbetur Ervis Martinaj së bashku me Laert Hasën, ndërsa viktima është Fabiol Gaxha. Fillimisht u raportua se i vrarë kishte mbetur Rigers Gaxha, vëllai i Fabjolit, kjo për shkak se viktima mbante me vete kartën e identitetit të të vëllait.
(Kosova Sot)